Pershendetje,
Doja t’ju pyesja se si llogaritet periudha 2 vjecare e pastrimit te deshmise se penalitetit, ne rastet kur vendimi i shkalles se pare eshte ne apel, por gjithsesi denimi eshte kryer.
Si e percakton ligji, rehabilitohesh 2 vjet nga kryerja e denimit, apo dy vjet pasi vendimi te marre forme te prere?
Ju faleminderit,
One Response
Pershendetje,
Neni 69 i Kodit Penal ka percaktuar se: “Quhen të padënuar: a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të lehtë
dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale”. Pra, shprehimisht ky nen parashikon se perllogaritja e afatit dy vjecar fillon nga dita e vuajtjes se denimit, duke mos e lidhur fillimin e afatit procedural me diten kur vendimi merr forme te prere, por vetem me diten kur denimi eshte kryer plotesisht.
Faleminderit!