Kredite e buta

Pershendetje,

Si mund te aplikoj per kredi te bute ne bashki ? A mundet une te aplikoj ne muajin tetor te ketij viti Falemimderit !


Qytetari: F. S. Data: 30 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kredite e buta”

  1. 2

    Pershendetje,

    Ligji qe rregullon ndihmen qe jep shteti lidhur me perfitimin e banesave me ane te nje forme te caktuar te ndihmes shteterore eshte ligji “Për strehimin social”. Se pari, ju duhet te plotesoni kriteret e ketij ligji per te perfituar nga programet sociale. Kete te drejte e kane familjet te cilat kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura dhe që plotesojne kriteret specifike te percaktuara ne ligj.
    a)nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;
    b)kanë mbetur të pastrehë, si rezultat:
    i) i fatkeqësive natyrore;
    ii) i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë;
    iii) i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve;
    iv) nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë;
    c)familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj.
    Aplikimi për të përfituar strehim, bëhet me dy faza.
    Në fazën e parë ju duhet te paraqisni kerkesen prane Bashkise tuaj perkatese, sipas formatit qe kjo Bashki ka miratuar.
    Nese ju kaloni fazen e pare te perzgjedhjes, do te njoftoheni nga Bashkia per te plotesuar dokumentacionin e nevojshem.
    Lidhur me afatet se kur mund te aplikohet, serish per informacion duhet t’i drejtoheni Bashkise perkatese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet