Kredia

Pershendetje,

Kam nje shqetesim shume te madh. Kam disa kredi te cilat per shkak te pandemise nuk kam mundur ti paguaje. Nuk kam marre shuma te mjaftueshme tek puna dhe nuk kam mundur ti paguaje. Problemi eshte qe tek institucioni financiar X kerkova ristrukturim kredie, por nuk ma pranuan pasi me thane duke qene se je ne marredhenie pune dhe nuk te eshte nderprere puna nuk kemi cfare te bejme. Tani problemi eshte qe me marrin ne telefon dhe me kercenojne duke me thene do i them familjes, do i themi familjareve kur te vish ne gjykate. A eshte normale kjo gje? Faleminderit,


Qytetari: i. f. Data: 30 October , 2020, Kategoria: Detyrime.

One response to “Kredia”

  1. 1

    Pershendetje. Te dhenat e kontrates se kredise jane konfidenciale dhe cdo shperndarje, apo publikim i tyre, tek persona te trete te cilet nuk jane pale ne kontrate, pavaresisht se jane familjaret tuaj, perben shkelje te ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale. Ne nje rast te tille, ju keni te drejte te paraqisni nje ankim prane Komisionerit per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale. Ne rast te nje telefonate nga ana e debitorit tuaj, ju keni te drejte qe te kerkoni te respektohen te drejtat tuaja dhe nese ju deshironi edhe te mos telefonoheni serish. Megjithese ne nje rast te tille, kredidhenesi mund te nise procedurat per ekzekutimin e detyrueshem. Zgjidhja ne cdo rast do te ishte qe ju te filloni te shlyeni, qofte edhe pjeserisht detyrimin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet