Kredi

Pershendetje,

Ju lutem a mund te me shpjegoni se cfare ndodh kur shkon ceshtja e kredise te zyra permbarimit? Cfare duhet te bej? Faleminderit,


Qytetari: M. C. Data: 28 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kredi”

  1. 1

    Pershendetje. Nese ceshtja ka shkuar ne permbarim, zyra permbarimore do t’ju dergoje nje njoftim per ekzekutim vullnetar te detyrimit. Nese ju nuk e permbushni brenda afatit te percaktuar, qe ne varesi te detyrimit eshte 5 ose 10 dite nga momenti i njoftimit, zyra e permbarimit kalon ne ekzekutim te detyrueshem. Ne kete rast, fillimisht behet bllokimi i llogarive bankare dhe pasurive te luajtshme dhe te palujatshme qe ju keni ne pronesi. Nese ne banke nuk keni shuma te mjaftueshme, pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme qe ju keni ne pronesi, nxirren ne ankand. Pas shitjes ne ankand shumat e parave perdoren per te shlyer detyrimin. Nese ju jeni debitor, keni detyrimin qe te permbushni detyrimin tuaj me pasurine tuajt te tashme dhe te ardhshme, pra nese nuk keni kundershtime lidhur me vleren e detyrimit, mund te kundershtoni veprimet e permbarimit nese jane ne kundershtim me ligjin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet