Përshëndetje, kam një kredi që më ka kaluar në përmbarim dhe në pamundësi për ta bërë pagesën të gjithën doja të dija çfarë masash mund të merren nëse nuk kam gjë kolateral përveç pagesës që marr dhe doja të shtoja që në person të dytë si garant ka dal vëllai, por dhe ai nuk është se ka ndonjë pasuri përveçse rrogës dhe ai po ashtu.
Ju lutem çfarë masash mund të merren, doja të dija kanë të drejtë të ndërhyjnë në ndonjë pronë që është në emer të prinderit sepse aktualisht jetojmë të gjithë bashkë.
One Response
Përshëndetje,
Nëse ju jeni debitor kundrejt një subjekti të caktuar, në bazë të Kodit Civil ju mbani pergjegjesi me pasurine tuaj të tashme dhe te ardhme, pra edhe nese ju nuk keni para per momentin, detyrimi do te mbetet. Me konkretisht, kontratat bankare te huase perbejne titull ekzekutiv dhe si te tilla, kreditori, pra Banka ka te drejte qe te kerkoje leshimin e urdherit te ekzekutimit ne gjykate. Ky eshte nje gjykim i cili zhvillohet pa pranine e paleve dhe madje ju si debitor nuk merrni dijeni fare. Me pas ceshtja shkon prane Zyres permbarimore shteterore ose private, per ekzekutimin e detyrueshem. Persa kohe ju keni dhe dorëzanës,i cili është një familjar i juaji, atëherë ekzekutimi detyrimit do preki edhe pasurinë e tij.Dorëzania është një veprim juridik me të cilën një person (dorëzanësi), detyrohet t’I sigurojë kreditorit ekzekutimin e detyrimit të një personi të tretë (debitori kryesor). Në rastin konkret, bazuar në rrethanat që ju keni referuar dorëzanësi është përsëri në paaftësi paguese.
Atëherë përmbarimi fillimisht do të bllokojë llogaritë tuaja bankare, dhe do të vendose sekuestrimin në pasurite tuaja të luajtshme dhe të paluajtshme që janë të regjistruara. Nese ju aktualisht nuk keni te holla ne banke, apo pasuri të tjera por vetëm rrogën detyrimi do të përmushet në vazhdimësi nga rroga juaj, duke llogatitur të ardhurat e nevojshme për jetesë dhe pjesa tjetër do të mbahet për llogari të kreditorit.
Gjithashtu ekzekutimi i detyrueshem është një procedure që rregullohet nga ligji dhe nuk eshte ne diskrecionin e kreditorit, apo te permbarimit. Nese konstatoni veprime ne kundershtim me dispozitat e K.Pr.Civile, mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per kundershtim te veprimeve permbarimore.
Theksoj se persona të tretë qofshin edhe prindërit tuaj, të cilët nuk janë përfshirë si dorëzanës apo nuk kanë dalë garant për detyrimin nuk mund të preket pasuria e tyre.
Ju faleminderit!