Korrupsioni pasiv

Per nje te denuar per “korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike”, denim i cili u plotesua me arrest shtepie, sa zgjat periudha e rehabilitimit,qe te dali deshmia e penalitetit ‘i padenuar’ dhe a mund te filloj pune ne funksione publike perseri? Deri ku me kufizon ky penalitet?


Qytetari: E. T. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korrupsioni pasiv”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Periudha e rehabilitimit varet nga masa e denimit te dhene nga gjykata ne vendimin e denimit.

    Bazuar ne nenin 69 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise afati i rehabilitimit, referuar vepres penale qe jeni denuar e cila parashikon nje denim nga 2 – 8 vjet heqje lirie, eshte:

    1. Per denimet nga 6 muaj ne 5 vjet heqje lirie, afati i rehabilitimit eshte 5 vjet:
    2. Per denimet nga 5 vjet ne 10 vjet heqje lirie, afati eshte 7 vjet.

    Gjithashtu, gjate afatit te rehabilitimit nuk duhet te kryeni veper tjeter penale.

    Ne lidhje me pyetjen e dyte, kryesisht ne ushtrimin e fuksioneve eshte e nevojshme qe statusi juaj ne deshmine e penalitetit te jete i padenuar.

    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet