Korigjim ne certifikaten e pronesise

Pronesia eshte fituar me kontrate privatizimi dhe ne kontrate nuk eshte percaktuar siperfaqja.  Sot ne certifikate eshte 70 m2, por nga matjet me topograf privat rezultojne 90 m2. Si mund te behet korigjimi i siperfaqes? Cili institucion e ben?

Faleminderit,


Qytetari: D. S. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korigjim ne certifikaten e pronesise”

  1. Në rastin tuaj duhet të bëni një korrigjim në të dhënat kadastrale të pasurisë. Referuar ligjit 111/2018, “Për kadastrën”, kjo procedurë quhet “Procedura e përmirësimit”, në këtë rast është e ndërtesave. Një ndër rastet kur zbatohet është pikërisht mospërputhja midis përmasave dhe nevoja për të korrigjuar hartën kadastrale dhe të dhënat e titullit të pronësisë. Kur sipërfaqja në terren është më e madhe se ajo e përcaktuar në titull, drejtoria vendore verifikon nëse në ndërtesë janë kryer zhvillime ndërtimore pa leje dhe i trajton ato sipas legjislacionit përkatës.

    Procedura që ndiqet në këtë rast është e njëjtë me atë të regjistrimit fillestar të pasurisë. Pronari/pronarët e pasurisë, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me:
    a) dokumentin e pronësisë;
    b) dokumentacionin hartografik për pasurinë, i cili miratohet nga agjencia shtetërore e kadastrës;
    c) deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet. Nëse deklarata noteriale nuk mund të sigurohet, apo ka mosmarrëveshje për kufirin e pasurive, ai përcaktohet nga agjencia shtetërore e kadastrës.

    Palët e interesuara kanë të drejtën e ankimit gjyqësor ndaj aktit të agjencisë shtetërore të kadastrës që përcakton kufirin. Drejtoria vendore, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, duhet t’i kthejë përgjigje kërkuesit. Kundër vendimit të drejtorisë vendore ose në mungesë të përgjigjes brenda afatit, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë. Në procesin gjyqësor gjykata thërret të gjithë pronarët, pronat e të cilëve janë kufitare me njëra-tjetrën e të cilët kanë interes të ligjshëm për gjykim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet