Korrigjim mbiemri

Gjyshi me gjyshen time jane martuar ne Korce ne 1946. Gjyshi per respekt si mbiemer ka perdorur emrin e gjyshit te vete, kurse gjate gjithe jetes ka mbajtur mbiemrin e vet (ate qe kemi edhe ne sot).Pra ne certifikaten e vdekjes ketu ne Tirane ku ka jetuar del me mbiemrin qe ka mbajtur. Babi duhet te hap gjyqin per mbiemrin qe mos kem probleme me certifikatat por smund ta hap dot me gjendjen civile te Korces se i bie ta ndjek atje dhe une jetoj ne Tirane. Ne Tirane kujt duhet t’ia drejtoj ceshtjen, Bashkise se madhe apo gjendjes civile te lagjes ku ka jetuar?


Qytetari: D. X. Data: 29 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korrigjim mbiemri”

  1. Pershendetje!

    Ne baze te ligjit per gjendjen civile nr. 10129 date 11.5.2009, i ndryshuar,ndryshimi i mbiemrit mund te behet vetem njehere dhe vetem per shkaqe te papershtatshmerie, te tilla si pasja e nje mbiemri me kuptim fyes,diskriminues, racist etj. Nga sa ju relatoni, shkaku i ndryshimit te mbiemrit nuk lidhet me shkakun ligjor “papershtatshmeri”, prandaj ju nuk mund ta beni kete ndryshim. Edhe nese e paraqisni kete kerkese prane gjendjes civile perkatese, per sa me siper, vleresoj se kjo kerkese nuk do te pranohet nga gjendja civile.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet