Korrigjim kartele pasurie

Pershendetje, me vendim te kryeministrit ne vitin 94 kam perfituar nga enti i banesave 300 m² truall dhe nga KRRT Durres, jam paisur me lejen e ndertimit per objekt dy kate ne vitet 90 esht perfunduar shtepia dy kateshe dhe ne vitin 2015 jam paisur me çertifikat pronesie, por ne kartel shtepia figuron 1 kateshe, aplikova per korrigjim gabimesh dhe me than se duhet akt kualidimi per katin e dyte por un aktin nuk e disponoj pasi shtepia ka vite qe ka mbaruar, sipas nje personi qe punon pran ashk ai me tha qe ligji per tu paisur me akt kualidimi nuk ka qen ne fuqi ne vitet kur ti ke ndertuar shtepine per kete arsye nuk duhet te ta kërkonin. Desha te di ligjërisht si te veproj a kan te drejt te kerkonin akt kualidimi apo jo pasi un disponoj çertefikaten e pronesis


Qytetari: A. T. Data: 15 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korrigjim kartele pasurie”

  1. 1

    Pershendetje
    Neni 16 i li ‘gjit 111/2018 ‘Per Kadastren’ ne piken 2 percakton se -‘ Drejtoria kadastrale është e detyruar të korrigjojë gabimet në pasqyrimin e të dhënave në kartelë dhe në hartën kadastrale, në raport me dokumentacionin e pronësisë apo me gjendjen faktike të pasurisë.’
    Ne rast te mungeses se dokumentacionit pasi ju te keni paraqitur dhe vertetimin negativ per shkak te diegies se dokumentacionit te arkives ne vitin 1997, ASHK duhet te operoje duke marre parasysh gjendjen faktike te pasurise sipas percaktimeve ne ligje.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet