Pershendetje. Gjendja civile ka bere nje gabim ne regjistrimin e femijes se dyte .Psh : tek emri i babait kane vendosur : Vladimir Kristaq Kurti por Kristaq eshte babai i Vladimirit,tek lindja e pare eshte regjistruar ne rregull. Nuk e pame ne fillim dhe tani qe do aplikojme per pashaporte e vume re, A mund te hiqet ajo pjesa e “Kristaq” dhe te regjistrohet ashtu si femija i pare ? Cfare dok duhen dhe a merr kohe si proces?Bebi eshte 8 muajsh
One Response
Përshëndetje,
Ju bëjme me dije se për të korrigjuar të dhënat e pasqyruar gjendjen civile , për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesni kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku keni vendbanimin.
Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
a) kopje të aktit të lindjes;
b) çdo dokument tjetër që provon gabimin.
Në rastin e gabimeve materiale të provuara në një akt të gjendjes civile, ju, mund të kërkojni ndreqjen e gabimit të ndodhur, kur provojni gabimin material gjatë kryerjes së veprimeve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Nëpunësi i gjendjes civile, pas pranimit të kërkesës dhe dokumenteve shoqëruese, ia përcjell atë për vendim Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, së bashku me një mendim mbi themelin e saj. Vendimi i drejtorit i komunikohet prefektit të qarkut përkatës dhe ky i fundit ka të drejtë t’ia njoftojë atë Komisionit Kombëtar.
Ju faleminderit!