Korrigjim i gabimit material

Pershendetje,

Jam ne proces gjyqesor per korrigjimin e emrit per gabime materiale (teresisht emri) ne deftesen e shkolles se mesme. Sa seanca mund te zgjasi ky proces? Ne perfundim te ketij procesi, sa e sigurt eshte qe te mund te pajisem me deftese te re te korrigjuar ne emer (duke qene se deftesa e vjeter me ka humbur) dhe listen e notave? Ne baze te eksperiencave tuaja, a ka pasur raste qe te jepet vendim negativ dhe mos te korigjohet gabimi? Faleminderit paraprakisht!


Qytetari: I. l. Data: 26 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korrigjim i gabimit material”

  1. 1

    Pershendetje. Se pari, rezultati i procesit varet nga dokumentacioni dhe provat e tjera te paraqitura ne gjykate. Nese provat jane te plota gjykata do e pranoje korrigjimin e dokumentit. Ky proces ne pergjithesi zhvillohet me dy seanca: nje pergatitore dhe nje gjyqesore. Ne fund te procesit ju nuk pajiseni me diplome te re, pasi diploma leshohet vetem nje here. Gjithashtu nuk behen as ndryshime ne Amzen e shkolles, por ju i bashkengjisni vendimin e gjykates, cdo Vertetimi qe do te merrni nga shkolla dhe nga pikepamja ligjore, kjo eshte plotesisht e vlefshme.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet