Korrigjim i certifikates se prones

Pershendetje. Ne 2007 kam marre hipoteken e prones apartament dhe ka dale shume e vogel duke e krahasuar me nje apartament identik qe eshte nje kat me siper,me nje diference rreth 15 m katror. Doja nje informacion nese mund te rivleresohet dhe korrigjohet certifikata e pronesise apo jo? Faleminderit.


Qytetari: L. C. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korrigjim i certifikates se prones”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni konstatoj 2 momente: 1. Korrigjimi i Certifikates se Pronesise ne metrat katrore 2. Rivlersimi i apartamentit. Ju sugjerojme qe fillimisht te beni korigjimin e siperfaqes se pasurise dhe me pas mund te kryeni rivleresimin e saj.

    1. Ne nenin 16 te ligjit nr. 20/2020 “Per kadastren”, parashikohet mundesia e korrigjimit te gabimeve ne te dhenat kadastrale.
    Gabimet që vijnë nga veprimtaria e drejtorisë vendore korrigjohen pas konstatimit që bën drejtori vendor ose Drejtori i Përgjithshëm kryesisht, struktura përgjegjëse për ankimet ose me kërkesë të personave të interesuar. Nese jeni ne kushtet sa me siper, me ane te nje kerkese drejtuar Drejtorise Vendore perkatese (te vendit ku eshte prona) prane ASHK-se, ju mund te kerkoni korrigjimin e kesaj te dhene, duke paraqitur edhe dokumentacionin mbeshtetes provues.
    ASHK-ja nuk mban pergjegjesi per gabimet e akteve noteriale te lidhura ndermjet subjekteve. Ne rast se gabimi vjen si pasoje e ketyre akteve, atehere do te duhet te amendohen (korigjohen) aktet dhe te depozitohen per regjistrim prane Drejtorise Vendore te ASHK-se (ish ZVRPP).

    2. Rivleresimin e pasurise me vleren e tregut, ne baze te ligjit nr. 90/2019, kane te drejte ta realizojne të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme. Afati per rivleresimin e pasurise eshte deri në datën 30 shtator 2020. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3 për qind e bazës së tatueshme.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet