Korrigjim gabimi

Pershendetje
Jam i interesuar te filloj nje proces gjyqesor pasi ne diplomen e shkolles se mesme (e cila me ka humbur para shume viteve), ne momentin kur terhoqa listen e notave i gjithe emri me rezultonte gabim.  Ndersa te dhenat e tjera jane ne rregull. Pyetja ime eshte ne momentin kur perfundon procesi gjyqesor dhe korrigjohet gabimi, ne fund a duhet te pajisem me diplome? Dhe sa mund te zgjase ne terma kohore procesi i korrigjimi te gabimit? Faleminderit paraprakisht.


Qytetari: f. f. Data: 9 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korrigjim gabimi”

  1. Pershendetje. Procedura gjyqesore e korrigjimit te dokumenteve qe nuk mund te merren ne forme tjeter, nuk zgjat shume, por nuk mund t’ju themi nje afat, pasi varet nga ngarkesa e gjykates perkatese. Per me teper ne kushtet aktuale, kur gjykatat po e nderpresin here pas here veprimtarine, per shkak te Covid.
    Nese gabimi juaj eshte i pasqyruar ne Amzen perkatese te shkolles, ai dokument nuk mund te ndryshohet. Ne perfundim te procesit ju nuk merrni nje diplome te re, por vendimi i gjykates qe pranon korrigjimin i bashkengjitet diplomes, apo vertetimit, duke pasur te njejten vlere ligjore, si diploma apo vertetimi me te dhena te sakta.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet