Korrigjim gabimi

Pershendetje,
Cilat jane provat qe duhet te dergosh ne gjykate ne lidhje me nje proces gjyqesor qe ka per objekt korrigjimin e gabimeve materiale (korrigjim gabimi te emrit ne deftesen e shkolles se mesme)? Faleminderit,


Qytetari: I. l. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korrigjim gabimi”

  1. 1

    Pershendetje

    Gabimet ne dokumentet shkollore per te cilat ka kaluar kaq shume kohe, mund te behen vetem me ane te Gjykates, duke kerkuar korrigjimin e akteve ne baze te nenit 388 te K.Pr.Civile. Si prove mund te paraqisni ne gjykate dokumente te tilla si: aktet e gjendjes civile, si dhe nje vertetim nga shkolla per periudhen se kur keni kryer studimet. Persa kohe keni edhe gabime ne emer, do t’ju duhet te paraqisni edhe nje vertetim negativ nga Zyra e Gjendjes Civile, qe te vertetoje se nuk ekziston nje person me te dhenat e gabuara, sic rezulton ne dokumentin e shkolles.

    Nga ana e gjykates nuk do te nderhyhet ne Diplomen/deftesen tuaj fizikisht, pasi kjo nuk mund te ndodhe, por ne cdo rast qe ju do perdroni Diplomen/deftesen do t’i bashkengjisni vendimin e gjykates qe pranon korrigjimin. Ligjerisht eshte njesoj dhe kjo vlen edhe brenda dhe jashte vendit.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet