Korrigjim diplome

Pershendetje,

Ne fakultetin ekonomik shume studente me sistem 4 vjecar nuk kishin mbaruar universitetin akoma sepse kishin provime te mbartura. Pyetja ime konsiston ne faktin, a ka te drejte fakulteti te nderroje sistemin e studimit, dmth nga 4 vjecar ta beje 3 vjecar bachelor? Me ane te nje gjyqi, fakulteti disave ua dha 4 vjecar e disave ua ktheu bachelor. A kane te drejte keto te bachelor-it me ane te vendimit te gjyqit ta marrin diplomen sipas sistemit 4 vjecar si te tjeret? Faleminderit


Qytetari: e. e. Data: 13 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korrigjim diplome”

  1. Pershendetjet. Ndryshimi i sistemit te studimit nuk eshte bere nga fakulteti dhe as nga Universiteti perkates, por nga ligji per arsimin e larte. Lidhur me studentet te cilet ndjekin studimet gjate periudhes tranzitore ne kalimin drejt nje tjeter istem studimi, cdo fakultet ka marre masat perkatese sipas vleresimit te tij. Lidhur me pyetjen tuaj nese studentet te cilet kane marre diploma bachelor, a mund t’ju kthehet ne sistem kater vjecar, me vendim gjyqesor, kjo varet nga numri i krediteve te shlyera nga studenti perkates, nga provimet, nga perputhja ndermjet lendeve, etj. Kini parasysh qe diploma bachelor permban 180 kredite, nderkohe sistemi kater vjecar, eshte me 240 kredite.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet