Pershendetje kam bere kerkese nepermjet e-albania per tu pajisur me kartele pasurie, pasi me vjen pergjigje nga ASHK shoh qe ka gabim ne perllogaritjen e pjeseve takuese nje pjese takuese qe ma kane lene vetem mua me testament e kane ndare midis meje dhe nje bashkepronari tjeter. Pasi fola me specialistet e ASHK bera kerkese nepermjet portalit per korigjim gabimi sic me sugjeruan ne ASHK edhe pasi kane kaluar 2 muaj nuk ka asnje ndryshim. Cfare rruge duhet te ndjek per korigjimin e karteles se pasurise?
One Response
Pershendetje
Neni 16 i ligjit 111/2018 ‘Per Kadastren’ ne piken 2 percakton se -‘ Drejtoria kadastrale është e detyruar të korrigjojë gabimet në pasqyrimin e të dhënave në kartelë dhe në hartën kadastrale, në raport me dokumentacionin e pronësisë apo me gjendjen faktike të pasurisë.’ pra ju duhet te drejtoni kerkese per korrigjim kartele nepermjt sherbimit elektronik e- albania. Nese nga ana e ASHK, nuk vijohet me shqyrtimin e kerkeses tuaj ju mund ti drejtoheni gjykates me objekti: Detyrimin e ASHK për të kryejë veprimin administrative korrigjim kartele.
Faleminderit!