Korigjim i gabimit ne deftese

Pershendetje,

Ne vijim te pyetjeve te mia te meparshme, ne lidhje me procesin gjyqesor qe kam hapur per korrigjim gabimi te te gjithe emrit ne deftesen e shkolles se mesme. Kam zhvilluar nje seance gjyqesore dhe nga gjykata me kerkohet qe ne seancen e rradhes te paraqes edhe deftesen e shkolles fillore se bashku me indeksin. Ne kete te fundit gjithashtu rezulton gabim emri.

Per kete rast cfare mund te paraqes per te vertetuar gabimin? A mund te jape gjykata ne seancen e rradhes nje vendim perfundimtar lidhur me shkollen e mesme per te cilen kam bere edhe kerkesen? Faleminderit per pergjigjet tuaja!


Qytetari: I. l. Data: 5 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Korigjim i gabimit ne deftese”

  1. Pershendetje. Dokumentet ligjore qe vertetojne gabimet ne emer, jane vetem dokumentet e gjendjes civile. Do t’ju sUgjeronim qe pervec certifikates personale, te paraqisnit ne gjykate: vertetimin e banimit qe ju lidh me shkollat perkates (per te vertetuar qe keni qene ne ate qytet, dhe nese eshte e mundur ne ate lagje); vertetim negativ nga zyra e gjendjes civile, nese nuk e keni cuar, (dokument i leshuar nga gjendja civile, qe verteton se nuk ka nje person me gjeneralitetet sipas emrit tuaj gabim, me ate datelindje, atesi dhe mbiemer).
    Gjykata mund te marre vendim ne seancen tjeter, nese tashme ceshtja eshte kaluar ne seace gjyqesore. Nese jeni ende ne seance pergatitore, atehere gjykata nuk merr vendim, por e kalon ceshtjen ne seance.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet