Korigjim emri

Pershendetje!

Me duhet certifikate e lindjes e vajzes. Kur jemi larguar nga Shqiperia (22 vite me pare), te gjitha certifikatat e dhena per vajzen nga zyrat gjendjes civile, si dhe leja e kalimit nga Ministria e Puneve te Brendshme per te hyre ne USA jane leshuar me emrin Marlena. Per pasoje, cdo document ligjor ketu ku jetojme eshte me emrin “Marlena “(pasaporta, diploma, akti i marteses, amesia e femijeve …). Nderkohe nga verifikimi ne portalin e-Albania del qe ne aktin e regjistrimit te lindjes eshte shkruar Marlen pa (a).

Ju lutem  cfare procedure ligjore duhet te ndjekim per ta korrigjuar kete gabim qe nuk eshte per fajin tone? Ju falemnderit.


Qytetari: L. J. Data: 3 December , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

2 responses to “Korigjim emri”

  1. Përshëndetje! Ligji Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” (i përditësuar), parashikon rastet e kërkesës për korrigjimin e gabimeve, si më poshtë:
    -Çdo person, që ka interes për të korrigjuar emrin/mbiemrin e vet, për shkak të një gabimi të provuar material, të bërë gjatë transkriptimit të akteve të gjendjes civile, mund të paraqesë kërkesë pranë zyrës së gjendjes civile ku ka vendbanimin.
    – Kërkesa duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
    a) kopje të aktit të lindjes;
    b) çdo dokument tjetër që provon gabimin.
    Pra, ju duhet të paraqiteni pranë zyrës së gjëndjes civile, ku duhet të kërkoni ndreqjen e gabimit të ndodhur, duke e shoqëruar më një kopje të aktit të lindjes.
    Për më tepër informacion ju lutem referohuni Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për Gjendjen Civile” (i përditësuar). Faleminderit

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Nese akti i lindjes ka emrin e sakte te vajzes tuaj, ate “Marlena”, dhe eshte hedhur gabim ne sistem nga Zyra e Gjendjes Civile perkatese, ju mund t’i drejtoheni Zyres se Gjendjes Civile perkatese me kerkese per korrigjim te gabimit material. Kjo kerkese do te mbeshtet ne nenin 36 te Ligjit “Per Gjendjen Civile”, i ndryshuar, ku ne piken C, te paragrafit te dyte te ketij neni parashikohet se: “Për korrigjimin si gabim të provuar material të rubrikës së emrit, mbiemrit, emrit të babait, emrit të nënës, ndiqet procedura e parashikuar në nenin 57/7 e vijues të këtij ligji.” Bashkelidhur kesaj kerkese duhet te bashkelidhni edhe nje kopje te aktit te lindjes te vajzes tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet