Korigjim emri ne certifikaten e pronesise

Hipoteka në çertifikatën e pronësisë, ka shkruar një gërmë gabim nga Koço në Kiço. Si bëhet ndreqja e këtij gabimi?


Qytetari: K. J. Data: 6 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Korigjim emri ne certifikaten e pronesise”

  1. Duhet ti drejtohesh Agjensise Kombetare te Kadastres, me kerkese per korigjim gabimi material (perderisa e ka bere gabimin “Hipoteka”, atehere ata duhet ta korigjojne).

  2. Rasti që ju parashtroni mund të jetë fare i thjeshtë por mund të jetë i komplikuar.
    Tre mund të jenë problemet që hasen në këto raste:
    1. Në rast se është vetëm një gabim material i ASHK-së (ish-Hipoteka) atëherë mund të bësh një kërkesë për korrigjimin e emrit nga Kiço në Koço.
    2. Në rast se problemi është derivat nga Kontrata e fitimit të titullit të pronësisë, atëherë duhet të bësh përsëri te noteri, korrigjimin e Kontratën me të cilën ke fituar titullin e pronësisë.
    3. Në rast se problemi i emrit është derivat nga gabimet e bëra në Zyrat e Gjendjes Civile (kartë identiteti), atëherë rasti është më kompleks dhe duhet të bësh në gjykatën kompetente “Pavërtetësinë e fletës së regjistrit themeltar” në të cilën është bërë gabimi, duke e provuar me çertifikatë (nga akti i lindjes), çertifkatë e trungut familjar (për periudhat 1950 – deri në 2019). pasi të kesh korrigjuar emrin duhet të bësh edhe redaktimet përkatëse në kontratën e shitjes dhe regjistrimin në ASHK-ë (ish-Hipoteka).

  3. 1

    Pershendetje
    Nese gabimi eshte nje gabim material vetem ne Certifikaten e Pronesise, atehere duhet te beni nje aplikim per korrigjim material, drejtuar Drejtorise Vendore te Agjencise Shteterore te Kadastres (hipotekes). Ky eshte nje aplikim qe behet pa pagese. Ndaj refuzimit per te bere korrigjimin, behet ankim prane Drejtorise se Pergjithshme te Agjencise Shteterore te Kadastres.
    Nese gabimi rrjedh nga aktet e gjendjes civile, atehere duhet te shikohet me kujdes dokumentacioni se nga rrjedh ky gabim.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet