Kontributet e papaguara te punonjesve

Përshendetje,

Kam nevoje te me ndihmoni me informacionet e meposhtme:

1. Nese nje subjekt ka gjoba (per pagese te prapambetur sigurimesh) dhe sigurime te papaguara te punonjesve te tij dhe ne nje moment shpall falimentimin, a eshte i detyruar te pakten te paguaje kontributet e punonjesve?
2. Nese ne si punonjes bejme denoncimin para se te shpalli falimentim, a ka mundesi qe t’u paguhen punonjesve sigurimet e papaguara dhe rroga?
3. Nese behet denoncimi, a ka ndonje kosto per ne?
4. Nese shpall falimentin filiali me niptin e te cilit jane firmosur kontratat tona si punonjes, ne punonjesit e filialit a mund te kerkojme shperblim nga njesia qendrore? (edhe nese kjo eshte me nipt te huaj)? Faleminderit


Qytetari: A. U. Data: 23 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kontributet e papaguara te punonjesve”

  1. Pershendetje. Ceshtjet qe ju keni ngritur jane komplekse dhe kerkojne informacion me te detajuar. Megjithate, nisur nga ajo qe ju keni parashtruar, ne vija te pergjithshme mund t’ju keshillojme si vijon:
    1. Nese nje subjekt ka gjoba (per pagese te prapambetur sigurimesh) dhe sigurime te papaguara te punonjesve te tij dhe ne nje moment shpall falimentimin, a eshte i detyruar te pakten te paguaje kontributet e punonjesve?
    Ne momentin qe fillon procesi i falimentimit, me vendim gjykate caktohet administrator i falimentit, i cili ka detyre kryesore qe te grumbulloje te gjitha asetet e shoqerise dhe detyrimet e saj, te beje vleresimet perkatese dhe te shlyeje sipas rregullave te percaktuara ne ligjin per falimentin detyrimet qe ka shoqeria. Detyrimet per kontributet e sigurimeve shendetesore dhe shoqerore, jane nder detyrimet e para qe shlyhen. Megjithate, nese rezulton se shoqeria nuk ka asnje aset te luajtshem, te paluajtshem, apo kredi te paarketuara (pra detyrime qe subjekte te tjera kane kundrejt shoqerise), atehere te gjitha keto detyrime qe ka shoqeria kundrejt shtetit, apo privateve do te mbeten te pashlyera. Per shoqerite aksionare dhe ato me pergjegjesi te kufizuar, ortaket/aksionaret, dhe administratori nuk mbajne pergjegjesi per detyrimet kundrejt te treteve, perjashtim bejne detyrimet kundrejt tatimeve.
    2. Nese ne si punonjes bejme denoncimin para se te shpalli falimentim, a ka mundesi qe t’u paguhen punonjesve sigurimet e papaguara dhe rroga?
    Denoncimi behet nese ju dyshoni se shoqeria ka kryer nje veper penale. Vetem mosshlyerja e detyrimeve te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, apo gjobave perkatese, nuk perben veper penale. Nese ju keni te dhena per veprime te tjera te paligjshme nga ana e shoqerise, apo drejtuesve te saj sigurisht qe keni te drejte te beni denoncim. Pagesa e detyrimeve dhe denoncimi jane dy gjera te pavarura nga njera tjetra. Denocnimi nuk ju siguron pagesen e detyrimeve, por thjesht ben qe personat qe kane shkelur ligjin, nese kjo provohet te mbajne pergjegjesine e duhur sipas ligjit.
    3. Nese behet denoncimi, a ka ndonje kosto per ne?
    Nuk ka asnje penalizim per ju nese beni denoncimin, me perjashtim te rasteve kur behet kallezim i rreme.
    4. Nese shpall falimentin filiali me niptin e te cilit jane firmosur kontratat tona si punonjes, ne punonjesit e filialit a mund te kerkojme shperblim nga njesia qendrore? (edhe nese kjo eshte me nipt te huaj)?
    Per t’ju dhene nje pergjigje per kete, eshte e nevojshme nje informacion me i plote. Nese shoqeria eshte shqiptare, ku ju jeni punesuar, eshte dege e nje shoqerie te huaj, e regjistruar ne menyren specifike si te tille, atehere shoqeria qendrore duhet te mbaje pergjegjesi per detyrimet e saj. Nese shoqeria shqiptare eshte regjistruar si person juridik shqiptar, me pronesi te shoqerise se huaj, (sic ndodh ne shumicen e rasteve) atehere ajo nuk mban pergjegjesi per detyrimet e shoqerise shqiptare. Kete mund ta verifikoni lehtesisht nepermjet te dhenave ne QKB te punedhenesit tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet