Kontribute te papagura nga kompania private

Pershendetje,

Jemi nje grup punetoresh te nje kompanie private, qe kemi bërë denoncim prane prokurorise ndaj punedhenesit tone, pasi ai nuk kishte derdhur kontributet, si dhe per mos marrjen e pagës mujore. Morëm vesh që Prokuroria e kishte dënuar pronarin tone me një shumë qesharake.
Administratori i kompanise pretendonte se nuk kishte buxhet për të na shlyer, por prokuroria vërtetoi të
kundërtën. Ai ka deklaruar se do i shlyej punetoret, por deri më tani nuk ka bërë asgjë. Cfare mund te bejme per kete rast? Si mund ta detyrojme per te bere pagesen e kontributeve, si dhe pagat e papaguara ndaj nesh?

Per me shume ju kam bashkelidhur nje dokument qe prezanton ne detaje problematiken tone, si dhe hapat qe kemi ndermarre deri tani. Ne pritje te nje sugjerimi/keshillimi nga ana juaj. Faleminderit,


Qytetari: E. L. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kontribute te papagura nga kompania private”

  1. Pershendetje.Nga dokumentacioni qe keni derguar rezulton se periudha per te cilen ju kerkoni pagesen e pagave dhe derdhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore, eshte me shume se tre vjet. Kodi i Punes parashikon qe punemarresit kane te drejte t’i drejtohen gjykates per cdo pretendim qe rrjedh nga kontrata e punes, brenda tre viteve. Pra ju duhet qe brenda ketij afati t’i ishit drejtuar gjykates se Korces dhe te kerkonit pagesen e pagave dhe derdhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Ndjekja e ceshtjes penale, pavaresisht llojit te denimit qe vendoset nga gjykata nuk zgjidh problemin civil qe eshte pagesa e pagave dhe e detyrimeve. Pra si perfundim, duke qene se tashme afati ligjor ka kaluar, ju nuk mund t’i drejtoheni gjykates civile.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet