Pershendetje te nderuar !
Kam nje problem, jam e divorcuar prej 2 vitesh. Une nuk mund te ngreje padi per pjestimin e pasurise bashkeshortore, pasi prona eshte blere ne emer te babait te ish-burrit .
Por une kam punuar dhe investuar per kete shtepi (pasi ne kete shtepi jetojne une, burri dhe femijet , edhe pse eshte ne emer te ish vjeherrit) .
Kam marre 6 here kredi ne banke bashke ne ish-burrin si bashkekredimarrese per te rregullar shtepine. (shuma gjithsej eshte 7 milion leke). Kjo eshte nje pjese, pasi nje pjese e kam siguruar nga te ardhurat e mia ne pune, si edhe nga puna e djalit…
Tani cfare mund te fitoj une mbi kete pasuri, sipas ligjit? A me takon pjese edhe mua ndonese shtepia eshte rregjistruar ne emer te babait te ish-burrit? A mund te kerkoje ndonje shume monetare si kompensim per kontributin tim ne kete shtepi?
Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje
Nisur nga fakti se banesa nuk eshte rregjistruar ne emer te njerit prej bashkeshorteve, per rrjedhoje nuk mund te zbatohet ndarja e pasurise se vendosur gjate regjimit te perbashket martesor, edhe pse ju jetoni ne te apo mund te keni kontribuar ne ndertimin/blerjen e baneses.
Nese ju arrini te vertetoni kontributin tuaj mbi kete pasuri te paluajtshme, atehere pretendimet tuaja per njohje pronesise duhet te ngrihen ne gjykaten civile.
Faleminderit