Kontrate sipermarrje

Pershendetje,

Kam lidhur nje kontrate sipermarrje me nje firme ndertimi. Kontrata kishte nje afat 1 vjecar dhe si baze ishte marrja e sheshit te ndertimit nga investitori. Pasi kaloj nje vit e rinovuam kontraten edhe per nje vit, por investitori nuk beri asgje. Problemi qendron se prona ime u bllokua duke u vendosur barre mbi te si pasoje e kontrates se sipermarrjes. Kontrata thoshte qe, nese investitori nuk arrin te marr leje per ndertim dhe nese kjo nuk do ndodhte, atehere kontrata mund te zgjidhet ne menyre te njeanshme, duke i bere nje njoftim investitorit dhe ai duhet te jape aprovimin per kete.

Doja te dija si zgjidhet kjo kontrate? Si mund te hiqet barra mbi pasurine time? Nese investitori nuk pranon, edhe pse kane skaduar afatet e kontrates dhe ajo nuk eshte me e vlefshme , si mund te hiqet bllokimi mbi pronen time ne hipoteke? Nje pergjigje ju lutem. Faleminderit,


Qytetari: E. H. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kontrate sipermarrje”

  1. 1

    Pershendetje. Persa kohe ju keni lidhur nje kontrate me afat dhe tashme afati ka kaluar, atehere ju duhet t’i dergoni nje njoftim noterial shoqerise ndertuese, duke i bere me dije faktin qe per shkak te kalimit te afatit tashme kontrata eshte e zgjidhur. Ne vijim duhet te aplikoni prane ASHK per te hequr regjistrimin e kontrates se sipermarrjes nga seksioni i shenimeve te vecanta te karteles se pasurise. Per kete nuk ju duhet miratimi i shoqerise sipermarrese. Nje mase tjeter qe ju keni te drejte te beni eshte edhe te njoftoni Bashkine perkatese per perfundimin e afatit te kontrates, ne menyre qe te mos miratohet Leja e ndertimit ne emer te sipermarrjes.
    Ne cdo rast, nese nuk arrini ta zgjidhni ceshtjen si me siper, keni te drejte t’i drejtoheni me kerkese padi, me objekt zgjidhje e kontrates se sipermarrjes dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga vonesa e shoqerise sipermarrese.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet