Certifikimi ne baze te kontrates se sipermarrjes

Pershendetje,

Desha te dija nese eshte i mundur legalizimi i nje apartamenti dhe marrja e certifikates se pronesise, nese per apartamentin ne fjale disponohet vetem nje kontrate sipermarrje dhe nuk ka nje kontrate shitblerje midis paleve? Faleminderit,

Qytetari: A.L.
Data: 7 Qershor 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Procedura administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,

    1. Objekti i kontratës së sipërmarrje është pagesa e një shume të caktuar të hollash përkundrejt përfitimit të një sendi të ardhshëm (njësi banimi – apartament), i cili nuk ekziston në momentin e lidhjes së kontratës, e shprehur dhe në dispozitën e nenit 706 të K.Civil se: “Në shitjen që ka për objekt fitimin në të ardhmen të një sendi ose të një të drejte, fitimi i pronësisë bëhet sapo sendi ose e drejta pranohet se ekzistojnë.”

    Me anë të një kontrate të tillë, palët kanë për qëllim transferimin në të ardhmen të të drejtës së pronësisë.

    Kontrata e sipërmarrjes duhet regjistruar në ASHK për të garantuar që apartamenti i porositur, nuk eshte objekt shitje ne favor të palëve të treta.

    2.Kur apartamenti të përfundojë, të ekzistojë duhet nënshkruar kontrata perfundimtare e shitjes, e cila regjistrohet në ASHK, nga ku specialistët procedojnë për regjistrim, lëshimin e certifikatës së pronësisë.

    3.Nëse nuk nënshkruhet kontratën e shitblerjes, nëpërmjet së ciles juve ju kalon pronësia mbi njësine e banimit, nuk mund të lëshohet certifikatë pronësie, e vetmja menyrë zgjidhje është t’i drejtoheni Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, ku të kërkoni njohjen pronar mbi bazën e kontrates së sipërmarrjes dhe detyrimin e Drejtorisë Vendore të ASHK-së, të kryejë regjistrimin e pronës nën emrin tuaj.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje