Kontrate qiraje

Pershendetje,

Kam marre nje lokal me qira, por pagesen mujore te qirase e bej ‘Cash’ me lek ne dore. Ne kontrate thuhet vetem qe pagesa duhet te behet nga data 1 deri ne 5 te muajit. Doja te dija se nese qiradhenesi nuk pranon qe ka marr leket e qirase nga ana ime , a me hedh dot ne gjyq per kete dhe te me kerkoje perseri leket e qirase? Sepse une nuk ia vertetoj dot me letra qe ia kam dhene, pasi ia kam paguar ne dore per gati nje vit. Faleminderit,


Qytetari: j. r. Data: 1 December , 2020, Kategoria: Detyrime.

One response to “Kontrate qiraje”

  1. Pershendetje. Nje nder elementet kryesore te marredhenies kontraktore, eshte detyrimi i paleve per te vepruar me mirebesim dhe eshte pikerisht mirebesimi qe i ben palet te permbushin rregullisht detyrimet e tyre. Nga sa ju thoni, ekziston mundesia qe nese ju nuk keni nje prove qe verteton pagesen e detyrimeve nga ana juaj, qiradhenesi mund te ngrere pretendime per mospermbushje. Ne cdo rast, ju duhet te shikoni permbajtjen e kontrates. Nese ne kontrate ju keni nje klauzole zgjidhese, qe parashikon se nese nuk paguhet qiraja per nje numer te caktuar muajsh (2-3 muaj), atehere kontrata konsiderohet e zgjidhur, ju mund ta perdorni kete klauzole ne favorin tuaj, gjithmone nese ngrihet nje pretendim te tille.
    Ju sugjerojme qe per ne vijim, edhe pse pagesa jepet ne cash, mund t’i kerkoni qiradhenesit nje mandat pagese, me nje bllok te thjeshte mandatesh, ose nje deklarate te nenshkruar nga ai vete, cdo muaj per shlyerjen e detyrimeve. Keto mandate do t’ju garantonin edhe pamundesine per te ngritur pretendime per detyrimet e kaluara. Per detyrimet periodike Kodi Civil parashikon prezumimin ligjor, qe pagesa e detyrimeve te fundit, prezumon qe edhe detyrimet e meparshme jane permbushur. Pra nese ju keni mandate per disa muaj rresht (dhjetor, janar, etj..), atehere prezumohet qe deri ne keto momente ju e keni permbushur plotesisht detyrimin kontraktor.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet