Kontrate qiraje

Pershendetje,

Uroj te jeni mire! Jam duke ndihmuar nje te njohurin tim per te aplikuar per leje qendrimi ne Shqiperi. Eshte shtetas italian, por qe ka dal ne pension dhe do te vije te jetoje ketu. Si fillim, duhet te kete nje kontrate qiraje per te marr lejen e pare dhe me pas do te bleje shtepine e tij. Ne lidhje me kontraten e qirase qe duhet te bejme paraprakisht, duhet te jete ne prezence te noterit apo mund te jete vetem midis paleve (e thjeshte shkresore)? Shpresoj te kem qene i qarte me pyetjen. Pune te mbare!


Qytetari: E. D. Data: 25 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kontrate qiraje”

  1. Përshëndetje! Një nga kushtet për t’u pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri është paraqitja e kontratës se blerjes ose të marrjes me qira të ndërtesës së banimit, në përputhje me standardet e banimit në Republikën e Shqipërisë ose çdo dokument tjetër që provon strehimin e garantuar në Shqiperi.
    Kontrata e qirasë duhet të hartohet në përputhje me Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Sipas nenit 803 te ketij Kodi, per ndërtesat që përdoren për banim, kontrata e qirasë nuk mund të lidhet për një kohë më të gjatë se pesë vjet.
    Ne lidhje me pyetjen tuaj mbi formen e kontrates se qirase, vleresoj se kontrata e qirase se baneses duhet të bëhet me akt noterial. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet