Kontrate noteriale

Përshëndetje,

Kisha nje pyetje me lidhje me nje kontrate. Une kisha nënshkruar nje kontrate noteriale me nje njeri qe i kisha dhene nje shume lekesh, por fatkeqësisht vajza ime e vogël e futi ne lavatrice dhe keshtu nuk e kam me … A mund te marr nje kopje te kontrates nga noteri ku e kishim bere?
Tani kam vetem mandatet qe ja kisha dërguar me banke. Daten per te me kthyer leket e kishim ne 30.06.2020. Mire po ai tani ka ikur ne Amerike.

Ne qofte se keni mundësi per ndonje këshille.
Me respekt,


Qytetari: F. F. Data: 21 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kontrate noteriale”

  1. 1

    Pershendetje,

    Po, ju mund te paraqiteni prane zyres noteriale ku keni hartuar aktin noterial dhe duke qene se jeni njera nga palet ne kontrate mund te kerkoni te pajiseni me nje kopje te aktit te njesuar me origjinalin e administruar ne arshiven e noterit. Noteri eshte i detyruar te ruaje ne arkiva nje njesi origjinale te cdo dokumenti te redaktuar prej tij, duke i dhene atij numer repertori dhe koleksioni.

    Kontrata noteriale per detyrimet monetare, nese eshte me afat te percaktuar dhe shuma eshte dhene pa interes, konsiderohet titull ekzekutiv. Me kalimin e afatit te percaktuar ne kontrate, ju mund t’i drejtoheni me kerkese per leshimin e Urdherit te Ekzekutimit gjykates se juridiksionit civil. Gjykata e shqyrton kerkesen pa pranine e paleve, ne dhome keshillimi. Ne kete rast gjykimi nuk eshte nje gjykim themeli, vendimi i gjykates per leshimin e urdherit te ekzekutimit nuk ankimohet dhe procedura perfundon shume shpejt. Pasi te keni marre Vendimin per Urdherin e Ekzekutimit, keni te drejte t’i drejtoheni zyres se permbarimit shteteror, ose nje permbaruesi privat, per te vijuar procedurat e ekzekutimit te detyrueshem te detyrimit ndaj pasurive te debitorit. Faleminderit,

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet