Heqja dore nga kontrata e dhurimit

Pershendetje,

Im ate, para tre ose pak me shume muajsh, me dhuroi nje prone me kontrate dhurimi . Une firmosa. Por dua te heq dore nga ajo prone, nuk e pranoj. Cfare procedurash ndiqen? Cfare mund te bej? Faleminderit,


Qytetari: E. M. Data: 9 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Heqja dore nga kontrata e dhurimit”

  1. Pershendetje,

    Instituti i revokimit të dhurimit duhet së pari të dallohet nga revokimi i deklarimit të palëve para se kontrata të jetë bërë e plotë apo perfekte.

    Revokimi i deklarimit të palëve është i parashikuar nga neni 764 paragrafi i pestë i Kodit Civil, ku thuhet: ”Përpara se kontrata të jetë lidhur, dhuruesi ose pranuesi i dhurimit mund të revokojnë deklarimet e tyre”. Që dhurimi të jetë i plotë, duhet që krahas ofertës për dhurim që mund të bëhet në të njëjtin akt, ose në një akt tjetër të mëvonshëm, përfituesi i dhurimit duhet ta pranojë atë. Dhuruesi ka të drejtë të revokojë ofertën për dhurim që ka bërë, derisa t‟i mbërrijë njoftimi i pranimit; kurse përfituesi ka të drejtë të revokojë pranimin e bërë, derisa njoftimi i pranimit nuk i ka mbërritur ende dhuruesit.

    Në rastin kur dhurimi ende nuk është bërë i plotë:
    – revokimi mund të bëhet nga të dyja palët, si dhuruesi dhe përfituesi i mundshëm;
    – revokimi i deklaratave i përket fazës parakontraktore, pra kur kontrata ende nuk është lidhur;
    – nuk ka asnjë kufizim në lidhje me arsyet për të cilat palët mund të bëjnë revokimin e deklaratave.

    Ndërsa revokimi i dhurimit, si institut më vete, i parashikuar në nenin 771 të Kodit Civil:
    – është një e drejtë e cila i takon vetëm dhuruesit dhe jo përfituesi dhe mund të ushtrohet edhe pse kontrata e dhurimit është lidhur;
    – i përket fazës pas lidhjes së kontratës kur tashme dhurimi është bërë efektiv;
    – mund të bëhet vetëm për raste të parashikuara shprehimisht në ligj.

    Ne rast se ju si perfituese e dhurimit doni te revokoni kontraten e dhurimit, kjo mund te arrihet me marreveshje midis paleve, ose te kerkoni zgjidhjen e kontrates ne gjykate per shkaqe qe parashikohen ne ligj.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet