Kontratat e oshee – se

Pershendetje , kam lidhur kontrat energjie elektrike ne 1995 , iki tek oshee per te mare nje kopje dhe ne sistem ne vitin 2001 – 2007 .
Kam ikur tek KESH – i , dhe ke oshee – ja e pergjithshe ne Tirane nuk i kane keto kontrata apo fatura te viteve para 2000 .
Dhe se dyti : une e disponoj kontraten e 1995 por eshte e vjeter dhe pak e grisur , pasi ka 25 vjet qe e mbaj ne shtepi… por vulat dhe firmat duken shume qarte… pra pyetja ime eshte se cfare procrdure duhet te ndjek qe ti gjej dhe mund te mar nje vertetim me ane te kesaj kontrate qe kam ruajtur une qe kontrata eshte hapur ne vitin 1995 ?


Qytetari: A. K. Data: 13 January , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Kontratat e oshee – se”

  1. 1

    Në rastin tuaj, ka disa mënyra për të vërtetuar se jeni në marrëdhënie juridike me OSHEE.
    a) Kontrata e lidhjes së energjisë elektrike; b) Libreza e pagesave të dritave; c) Detyrimet e paguara por që në sistem nuk janë hedhur përpara vitit 2000.
    Për të qenë më konkret se kush është rezultati që ju duhet nga “vërtetimi i qenies në marrëdhënie juridike” ose “njohjen e dokumentit”. Pra, cila është pasoja që kërkoni të rivendosni. Bazuar në pasojën që ju ka ardhur, varet edhe çfarë mund të kërkoni në gjykatë.
    Në rast duhet të zgjidhni një pasojë të caktuar që ju vjen nga mos njohja e marrëdhënies juridike ndërmjet jush dhe OSHEE, atëherë bazuar mbi dokumentin Kontratë Shërbimi e energjisë elektrike, mund të kërkoni “Detyrimin e OSHEE të njohë marrëdhënien juridike të furnizimit me energji elektrike, të Kontratës me Nr. xxxxxx, në vitin 1995”, si dhe/ose të kërkosh të zgjidhësh pasojën që ka ardhur si rezultat i mosnjohjes së Kontratës.
    Rruga e vetme është ajo gjyqësore me padi “Detyrimin e njohjes së dokumentit me pasoja për paditësin” neni 32/c i Kodit të Procedurës Civile.

  2. 1

    Pershendetje,
    Sistemi elektronik i ruajtjes se te dhenave te OSHEE fillon nga viti 2001. Nese ju e keni kontraten, pavaresisht se eshte e grisur ajo ka vlere te plote ligjore. Nese nuk eshte shume e demtuar, edhe mund t’i beni nje kopje te njehsuar prane noterit publik.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet