Kontrata te reja pune si pasoje e ndryshimit te pages minimale

Pershendetje,
Pas ndryshimit qe iu be pages minimale, a eshte e nevojshme te procedojme me kontrata te reja pune per punonjesit apo kontrates ekzistuese mund t’i shtojme Aneks duke sqaruar ndryshimet perkatese? Faleminderit,


Qytetari: A. A. Data: 1 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kontrata te reja pune si pasoje e ndryshimit te pages minimale”

  1. Pershendetje
    Kodi i Punës kërkon që punonjësit të mos paguhen nën pagën minimale të vendosur nga Këshilli i Ministrave. Me ndryshimin e pages mininale, ju mund te beni nje aneks kontrate me reference kontraten e meparshme te punes te lidhur midis paleve, ne te cilen do te pasqyrohen edhe ndryshimet perkatese ne lidhje me pagen. Aneksi do te duhet te firmoshet nga te dyja palet (punedhenes/punemarres). Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet