Kontrata me afat

Pershendetje,
Dua te largohem nga puna ku jam pasi kam fituar nje pozicion me te mire diku tjeter. Tek puna aktuale kontrata ka qene e rinovueshme vazhdimishtdhe se fundmi sapo kam firmosur rinovimin me afat kohor 6 mujor. Ne kontraten qe kam nuk specifikohet kur punemarresi mund ta nderprese punen, por specifikohen vetem kur punedhenesi mund ta nderprese.
A ekziston mundesia qe une ta nderpres marrdhenien e punes me kompanine ku jam (eshte shume e rregullt ne zbatimin e pikave te kontrates)? Faleminderit,


Qytetari: E. C. Data: 5 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kontrata me afat”

  1. 1

    Pershendetje. Referuar Kodit te Punes, kontrata e punes me afat mbaron pa njoftim ne momentin e perfundimit te afatit. Megjithate ne cilesine e punemarresit ju keni te drejte qe duke njoftuar paraprakisht punedhenesin tuaj, te kerkoni qe kontrata te zgjidhet para kohe. Kodi i Punes rregullon me detaje pasojat e zgjidhjes se kontrates para kohes nga ana e punedhensit, nderkohe qe ne kur zgjidhja behet nga punemarresi, parashikohet vetem demshperblimi ne rast se punedhenesi peson nje dem te provuar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet