Kontrata e punës me afat të caktuar

Pershendetje,

A është e mundur të përcaktohet një kontratë me afat të caktuar që zgjat një muaj? A ka periudhë prove ne kete rast? Pas skadimit të muajit, a mund te rinovohet perseri kontrata? Sa herë mund të rinovohet një kontratë me afat të caktuar? Faleminderit,


Qytetari: S. C. Data: 30 October , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Kontrata e punës me afat të caktuar”

  1. Pershendetje. Koha e proves percaktohet nga palet me marreveshje dhe nuk mund te jete me e gjate se tre muaj, por nuk ka detyrim qe te kete patjeter nje kohe prove. Nese ne kontrate nuk percaktohet kohe prove ne menyre te shprehur, atehere do te thote se palet kane rene dakord qe te mos kete kohe prove. Kontrata me afat te caktuar duhet te jete e justifikuar, dhe nuk eshte e lidhur me afatin konkret, apo me perseritjen e kontratave me afat. Pra mund te kete kontrate pune me afat nje mujor, nese natyra e punes, apo veprimtaria e punedhenesit e dikton kete gje. Kontrata mund te riperterihet sipas marreveshjes se paleve. Megjithate ne cdo rast, nese marredhenia e paleve zgjat me shume se tre vjet, atehere pavaresisht afatit te percaktuar ne kontraten e punes, kontrata e punes konsiderohet ne baze te ligjit (Kodit te Punes), si kontrate pa afat dhe punemarresi gezon te gjitha te drejtat qe ligji parashikon per kete kontrate.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet