Kontrata e punes

Pershendetje,

Cfare parashikohet ne rastet kur fillon pune pa nje kontrate, per nje periudhe me shume se nje muaj, me arsyen se pronari ndodhet jashte shtetit? A ekzistojne zgjidhje shtese ne kete rast?

Faleminderit,


Qytetari: K. D. Data: 12 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kontrata e punes”

  1. Pershendetje

    Sipas nenit 21 te Kodit te Punes, kontrata e punës lidhet në formë të shkruar. Kur kontrata e punes lidhet me goje, punedhenesi ka detyrimin qe brenda 7 diteve nga dita e punesimit, te hartoje me shkrim kontraten dhe te nenshkruhet nga te dy palet.
    Mos respektimi i ketij afati nuk cenon kete marrdhenie pune ne thelb, pra nuk cenon vlefshmerine e kontrates, por mos hartimi i ketij dokumenti sjell pergjegjesine e punedhenesit sipas nenit 202 te Kodit te Punes (denimi me gjobe).
    Duhet te siguroheni ne cdo rast qe punedhenesi, pavaresisht mosnenshkrimit te Kontrates se Punes, te kete bere deklarimin tuaj ne Zyren e Punes. Ne te kundert do te konsideroheni se punoni ne informalitet dhe nuk mund te keni perfitimet qe rrjedhin nga marredhenia e punes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet