Kontrata e porosise se nje apartamenti në ndërtim

Përshëndetje dhe faleminderit për gatishmërinë tuaj. Doja tju pyesja:kontrata e sipërmarrjes për porosinë e një apartamenti ne proces ndërtimi, lidhur me ndërtuesin, duhet me patjetër të bëhet me akt noterial, te noteri apo mjafton të behet thjesht me shkrim mes palëve dhe është e vlefshme plotësisht? Faleminderit!

Qytetari: L.L.
Data: 17 Janar 2022, Kategoria: Çështje pronësie, Kontrata

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 2

    Pershendetje. Si regull i pergjithshem, referuar dispozitave te Kodit Civil qe rregullojne kontraten e sipermarrjes, por edhe te nje vendimi unifikues te Gjykates se Larte, per kontraten e sipermarrjes palet nuk jane te detyruara qe te respektojne nje forme te caktuar, pra kane te drejte ta lidhin kontraten ne cdo forme, verbalisht, me shkrese te thjeshte, apo nese duan dhe me akt noterial. Ky rregull nuk vlen kur kontrata ka per objekt zhvillimin e nje sendi te paluajtshem, pasi nepermjet kesaj kontrate transferohen te drejta pronesie mbi nje pasuri te paluajtshme dhe ne keto raste ligji kerkon domosdoshmerisht qe kontrata te behet me akt noterial dhe madje nese pasuria ka regjistrim paraprak ne regjistrat kadastrale, duhet qe kontrata te depozitohet ne kadaster. Pra kontrata e sipermarrjes per nje pasuri te paluajtshme, duhet te behet me akt noterial.

Lini një Përgjigje