Kontrata e internetit me nje kompani telekomunikacioni

Pershendetje,

Ne vitin 2011-2012 kam pas lidhur kontraten me nje shoqeri telekomunikacioni per internetin. Pasi mbaroi kontrata, pa na njoftuar, ndryshuan tarifat dhe pagesa shkoi nga 1000 leke ne 6000 lek a dicka me shume. Nuk pranuam ta paguajme sepse nuk na ishte shpjeguar kjo gje dhe nderpreme kontraten. Si ne dhe shume te tjereve i ndodhi kjo gje. Ai vit per te gjithe ka qene problematik sepse kompania nuk mund te beje ndryshime ne kontrata pa njoftuar konsumatorin. Doja t’ju pyesja nese une kam te drejte dhe si mund te me ndihmoni per te zgjidhur kete gje pasi me kerkojne detyrimet e papaguara? Faleminderit.


Qytetari: M. X. Data: 12 November , 2020, Kategoria: Detyrime.

One response to “Kontrata e internetit me nje kompani telekomunikacioni”

  1. Pershendetje. Nese detyrimet qe ju kerkojne, i perkasin periudhes pas ndryshimit te kontrates, atehere ju keni te drejte te mos i paguani.
    Nese ju refuzoni te beni pagesen vullnetarisht, per te vjelur prej jush detyrimet ne menyre ligjore, e vetmja mundesi eshte t’i drejtohen gjykates me kerkese padi. Faturat jane bere titull ekzekutiv, pra qe ekzekutohen pa gjyq themeli, por vetem me kerkese per urdher ekzekutimi ne maj te vitit 2014, pra ne rastin tuaj shoqeria mundet vetem te kerkoje permbushjen e detyrimeve ne gjykate.
    Nese ata i drejtohen gjykates, ju do te paraqisni kunderpadi ku te kerkoni pavlefshmerine e kontrates se sherbimit per shkak te ndryshimit te kushteve thelbesore te kontrates ne menyre te njeanshme. Kjo eshte e vertete per cdo kontrate, por ne rastin tuaj kur pala eshte ne pozite superiore, ju jeni edhe me shume te mbrojtur si nga Kodi Civil, ashtu edhe nga ligji per mbrojtjen e konsumatorit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet