Kontrat sipermarrje

Pershendetje Jemi 11 bashkpronar dhe kemi nje certifikat pronsie. Nga viti 2021 jemi ne gjygj per pjestim pasurie . Un si bashkpronar kam rregjistruar ne hipotek akt padin e gjykates ,.Kur un i kerkoj hipotekes kartel pasurie shikoj qe ne kete kartel jtani shpejt me date 12/05/2023 10 nga bashkpronaret kan bere tek noteri kontrat sipermarrje me nje firme ndertimi dhe e kan rregjistruar ne kartelen e pasurise un bashkpronari i 11 nuk di gje per kete kontrat aq me teper jemi ne gjygj per pjestim pasuri ? Me shpjegoni ju lutem esht e drejte qe te rregjistrohet kjo kontrat sipermarrje me 10 bashkpronar ku un s kam firmosur dhe esht e ligjshme sepse ne jemi ne gjygj ? ku esht interesi ose me sakt pislliku qe kan bashkpronaret me rregjistrimin e kesaj kontrate ? dhe mbi te gjitha a esht e ligjshme kur mungon nje bashkpronar te behet kjo kontrat dua tju theksoj qe kemi vetem nje certifikat pronsie flm

Qytetari: R.T.
Data: 18 Qershor 2023, Kategoria: Civile, Kontrata

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Përshëndetje,
    Tjetërsimi i sendit të përbashkët bëhet vetëm me pëlqimin e të gjithë bashkëpronarëve. Kontrata e sipërmarrjes e lidhur ndërmjet palëve, pa pëlqimin dhe firmën e të gjithë bashkëpronarëve, nuk është në përputhje me ligjin dhe kundërshtimin e saj mund ta bëni vetëm në rrugë gjyësore.
    Përsa i përket numrit të certifikatave të pronësisë, duhet të keni aq certifikata pronësie sa është dhe numri i bashkëpronarëve (neni 17, pika 3 i Liigjit nr. 111/2019 ”Për Kadastrën”).
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje