Pershendetje,
Kam fituar vendim gjykate per kujdestarine e vajzes, me duhet urgjentisht te leviz jashte shteti me vajzen per arsye shendetsore te vajzes..
I ati ankimoi vendimin, per shkak te fondit te vajzes dhe ende nuk kam nje date ne apel.
Kam bere kerkese per procedure te pershpejtuar por asnje pergjigje.
Ka ndonje menyre sesi te kontaktoj gjyqtaret, apo te dergoj serish te njejten kerkese?
Si funksionon pasi eshte urgjente.
Vendi i gjyqit doli ne Janar, pas ankimimit bera kunderankimim, nuk u mor parasysh e ende nuk kam daten per gjyqin ne apel Tirane
One Response
Përshëndetje,
Kemi përshtypjen që ju është lënë ju fëmija për rritje dhe edukim, pasi koncepti i kujdestarisë së prindit ndaj fëmijës nuk ekziston.
Dhe nëse fëmija ju është caktuar ju për rritje dhe edukim i ati, nëse nuk i është hequr përgjegjësia prindërore me vendim gjykate, është mbajtës i saj dhe në çdo rast do ju duhej autorizim i tij për nxjerrjen e fëmijës jashtë shteti.
Paraqituni në një zyrë noterie sëbashku me ish bashkëshortin tuaj dhe të ju lërë një prokurë të posçme për nxjerrjen e fëmijës jashtë vendi.
Nëse i ati nuk pranon të ju lërë prokurën, keni të drejtë t’i drejtoheni gjykatës së shkallës së parë për të marrë vendim autorizues për nxjerrjen e fëmijës jashtë shteti prej gjykatës.
Nëse keni ndonjë risaktësim ose informacion shtesë nga vendimi aktual që keni, mund të na drejtoheni sërish.
Faleminderit