Përshëndetje!
Në një njësi shitje në zonën time pijet si verërat apo pijet e gazuara janë pa cilësi. Verërat janë të ngjyrosura dhe jo nga kantina, kjo provohet edhe nga çmimi shumë i ulët që kanë ndërsa të gazuarat kur hapen vetëm gaz nuk kanë, duket si ujë i ngjyrosur.Doja të dija ku mund të drejtohem për të raportuar shqetësimin tim ? Faleminderit
One Response
Pershendetje
Ju mund ta paraqisni shqetesimin tuaj prane Komisionit te mbrojtjes se Konsumatorit (http://kmk.financa.gov.al/ankesa/) , Autoritetit Kombetar te Ushqimit si dhe prane Agjencise se Mbrojtjes se KOnsumatorit ose mund te paraqiteni prane Klinikave te Ligjit ne qytetin tuaj per t’iu asistuar per te referuar problematiken tuaj.
Faleminderit