Konsultim per ceshtje pronesie

Pata bere kerkese ne ATP per kthimin e nje prone te trasheguar duke dorezuar dokumentat e duhura. Atje nuk e shqyrtuan kerkesen meqe skadoi afati dhe ma kthyen dosjen, duke me orientuar t’i drejtohem gjykates per njohjen e pronesise. Pra, duhet te ngre padi per njohje pronesie.

Desha te di:  1 – Kush duhet paditur? 2 – Cili eshte neni perkates per njohjen e pronesise? 3 – Prona (kullote) ka pasur shume pjesetare, bashkepronare, te cilet nuk kishin lidhje fisnore me njeri-tjetrin dhe nuk ka qene e ndare ne natyre. Ne dokumentin kadastral te pronesise (arkivor) jepen kufijte dhe siperfaqja e pergjithshme e kullotes, si dhe emrat e pronareve me pjeset ideale. Pra, per asnje nga pronaret nuk ka kufij te vecante. Ne rast se gjykata do te me kerkonte qe therriteshin ne gjykim trashegimtaret e te gjithe ish pronareve, kjo do te ishte e pamundur per mua. Pra, mund te behet gjyqi vetem per trungun e trashegimlenesit tim, pa qene nevoja te therriten edhe trungjet e tjere ?
Ju falenderoj


Qytetari: R. T. Data: 15 June , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Konsultim per ceshtje pronesie”

  1. Pershendetje,

    Lidhur me pyetjet qe keni shtruar, ju sqarojme si vijon:

    1 – Kush duhet paditur?
    Agjencia e Trajtimit te Pronave

    2 – Cili eshte neni perkates per njohjen e pronesise?
    Ligji Nr. 133/2015,“Për trajtimin e pronës dhe përfundimi e procesit të Kompensimit të Pronave”.

    3 – Prona (kullote) ka pasur shume pjestare, bashkepronare, te cilet nuk kishin lidhje fisnore me njeri-tjetrin, dhe nuk ka qene e ndare ne natyre. Ne dokumentin kadastral te pronesise (arkivor) jepen kufijte dhe siperfaqja e pergjithshme e kullotes, si dhe emrat e pronareve me pjeset ideale. Pra, per asnje nga pronaret nuk ka kufij te vecante. Ne rast se gjykata do te me kerkonte qe therriteshin ne gjykim trashegimtaret e te gjithe ish pronareve, kjo do te ishte e pamundur per mua. Pra, mund te behet gjyqi vetem per trungun e trashegimlenesit tim, pa qene nevoja te therriten edhe trungjet e tjere?
    Gjykata nuk do t’ju kërkojë që të thërrisni personat e tjerë në procec. Ky proces mund të ndiqet edhe nga vetëm njëri prej trashëgimtarëve të ish pronarit, pavarësisht se më pas përfitimi i njohjes dhe kompensimit të pronës, do të jetë për të gjithë, sipas pjesëve përkatëse në dëshminë e trashëgimisë. Gjykata do të caktojë një ekspert, i cili nisur nga dokumentet arkivore do të përcaktojë se ku shtrihet prona sot, sa prej kësaj prone është e lirë dhe sa është e zënë, si dhe vlerën përkatëse për pronën që është e zonë, në mënyrë që t’ju njihet e drejta e kompensimit financiar.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet