Konsultim

Miredita, pata bere kerkese ne ATP ne kthimin e nje prone ne vitin 2016, por atje duke gjetur pretekste te ndryshme, nuk e shqyrtuan kerkesen, dhe pasi skadoi afati i shqyrtimit te kerkesave rreth Shkurtit 2019, me thane qe duhej ta terhiqja dosjen dhe te drejtohesha ne gjykate per te kerkuar njohjen e pronesise dhe kthimin e prones. Dosjen e terhoqa por per aresye te ndryshme gjyqin nuk e kam nisur akoma. Problemi qe kam eshte se para disa ditesh nje avokat me tha se ka kaluar afati per ngritjen e padise. Ju lutem te me thoni, eshte e sakte qe ka afat per kete rast, dhe cfare duhet te bej ?

me respekt


Qytetari: R. T. Data: 26 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Konsultim”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    2

    Pershendetje,

    Ne parim padite te cilat kane ne objekt te tyre njohjen e pronar dhe kthimit te sendit te paluajtshem, nuk parashkruhen. Kjo per vete natyren e se drejtes qe kerkohet. Pra e drejta e pronesise eshte nje e drejte absolute, e pa kufizuar ne kohe dhe ushtrohet nga titullari ne cdo kohe. Nje parashikim te tille ben dhe pika b e nenit 113 te Kodit Civil, ku parashikohet se midis te tjerash padite te cilat nuk parashkruhen jane dhe padite e njohjes.
    Per te dhene nje pergjigje me specifike mbi rastin konkret tuajin, do te ishte e nevojshme dhe shqyrtimi i dokumentacionit qe dispononi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet