Konsultim

Pershendetje,

Kam bere nje gjyq civil ne shkalle te pare si padites. Personi i paditur nuk u paraqit ne asnje seance sepse jeton jashte shtetit. Per ta njoftuar u be shpallje publike. Vendimi u dha ne mungese te tij me dt. 27 korrik 2020. Por akoma edhe sot vendimi nuk ka marre forme te prere. Kryesekretarja e gjykates vetem para 3-4 ditesh u kujtua qe te bente shpallje per te paditurin per t’i komunikuar vendimin, megjithese kane kaluar 2 muaj dhe une duhet te pres edhe 20 dite te tjera. Pyetja ime eshte : A ka shkelje te procedurave ne kete rast ? Cfare duhet te bej? Faleminderit,


Qytetari: R. T. Data: 5 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Konsultim”

  1. 2

    Pershendetje,
    Nuk jemi ne kushtet te vleresojme nese ka apo jo shkelje proceduriale, por ju bejme me dije se afatet fillojne per secilen pale nga momenti i komunikimit te vendimit. Duke qene se e njejta procedure ndiqet per palet ne proces, ne rast mungese se marrjes dijeni procedohet me proceduren e shpalljes se vendimit.
    Nese mendoni se jane shkelur afatet, ju mund te paraqisni ankesen tuaj prane Kancelares se Gjykates ose prane Inspektoriatit te Larte te Drejtesise.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet