Konsulence per shkembim pasurish

Pershendetje

Une kam perfituar nje apartament te rregullt nepermjet kontrates se shitblerjes me nje firm ndertimi. E kam marr dhe certifikaten e prones prane ZVRPP. Kete apartament dua ta shkembej me nje apartament brenda te njejtit pallat me sip te njejte. Personi qe e ka kete apartament e ka perfituar si pronar toke. Dua te di ne momentin e rregjistrimit ne hipoteke ap i perfituar si pronar toke me cfare cmimi i eshte rregjistruar dhe a ka tatim fitimi per t’u paguar pasi une e kam rregjistruar me cmim reference ne shitje? Prona ndodhet ne Tr nen zona 5/4. Faleminderit,


Qytetari: L. C. Data: 7 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Konsulence per shkembim pasurish”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Metodika e perllogaritjes se bazes se tatueshme percaktohet ne Udhezimin nr.29, date 30.07 2018 “Per tatimin e kalimit te se drejtes se pronesise se pasurise se paluajtshme” (botuar ne Fletoren Zyrtare nr.125, viti 2018).

    Rastet e shkëmbimeve të pasurisë së paluajtshme që ndodhin midis individëve janë subjekt i tatimit 15 per qind mbi fitimin kapital të realizuar nga diferenca midis vlerave sipas çmimeve të referencës, të pronave që shkëmbehen.

    Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të pasurisë, në përputhje me aktet dhe procedurat ligjore në fuqi. Pasuria e paluajtshme e kaluar, nuk regjistrohet pa provuar pagimin e këtij detyrimi pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

    Ne lidhje me rastin tuaj, nuk mund te bejme perllogaritje konkrete, pasi nuk kemi te dhenat e plota, por po ju referojme parashikimet perkatese ligjore:

    Si percaktohet vlera ne blerje e pasurise apartament, e fituar ne baze te nje kontrate shkembimi midis investitorit dhe pronareve te truallit?
    Në rastin e shitjes së një ndërtese të përfituar nga shkëmbimi i truallit, në bazë të një kontrate shkëmbimi, si vlerë në blerje do të konsiderohet vlera e pjesës së truallit që i takon sipërfaqes së ndërtesës që shitet. Vlera e truallit për metër katror të dhënë në këmbim të përfitimit të sipërfaqes së banimit/tregtisë/ shërbimit llogaritet sipas çmimeve për m2 sipërfaqe trualli të dhëna në VKM nr. 514, datë 30.7.2014 “Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark në Republikën e Shqipërisë”, të VKM-së nr. 89, datë 3.2.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, apo të akteve vijuese nënligjore, të cilat japin informacion mbi çmimet e truallit për metër katror .
    Në rastin e kontratave të tilla të shkëmbimit, si moment për përcaktimin e çmimit të truallit për metër katror, do të merret data e regjistrimit në ZVRPP të kontratës së shkëmbimit ndërmjet investitorit dhe pronarit të truallit.

    Shembull perllogaritje (nuk lidhet me rastin tuaj konkret)

    Pronari i truallit AA, me banim në Korçë, i cili ka përfituar disa apartamente në shkëmbim të truallit me shoqërinë e ndërtimit “Ndërtimi” sh.p.k., kërkon t’i shesë individit BB një apartament me sipërfaqe 72 m2 me çmimin 3 384 000 lekë, shitje të cilën e realizon me kontratë shitje të datës 12.1.2015. Pronari i truallit i ka përfituar apartamentet nga shoqëria ndërtuese me kontratë shkëmbimi të datës 5.7.2007 dhe të regjistruar në ZVRPP në datën 20.9.2008.
    Llogaritja e tatimit mbi kalimin e të drejtës së pronësisë:
    Vlera e apartamentit sipas çmimeve të referencës është: 72 m2 x 47 000 lekë/m2 = 3 384 000 lekë
    Duke qenë se vlera me çmimet e referencës është e barabartë me vlerën e apartamentit të pasqyruar në kontratën e shitjes, atëherë si vlerë në shitje do të marrim vlerën në kontratën e shitjes, pra vlerën 3 384 000 lekë (vlera në shitje). Si vlerë në blerje do të llogarisim vlerën sipas çmimit të pjesës së truallit që i takon apartamentit prej 72 m2 që shet individi AA.
    Supozojmë se sipërfaqja e truallit që ai i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit “Ndërtimi” sh.p.k. ka qenë 720 m2. Këtë sipërfaqe trualli e ka shkëmbyer me 4 apartamente, secili nga 72 m2. Pra, sipërfaqja e ndërtimit që ka përfituar nga këmbimi truall-ndërtesë është 288 m2.
    Supozojmë se vlera e truallit në datën 20.9.2008, kur është bërë regjistrimi në ZVRPP i kontratës së këmbimit, ka qenë 10 000 lekë m2. Pra, vlera totale e truallit ka qenë 720 m2 x 10.000 lekë/ m2 = 7 200 000 lekë. Kjo vlerë trualli është këmbyer me: 72 m2 x 4 apartamente = 288 m2 sipërfaqe ndërtimi
    Pra, për rrjedhojë vlera e 1 m2 sipërfaqe ndërtimi të përfituar është: 7 200 000 lekë : 288 m2 = 25 000 lekë m2
    Meqenëse individi AA shet vetëm 72 m2, vlera që do i llogaritet si çmim blerje për këtë apartament do të jetë: 25 000 lekë/ m2 x 72 m2 = 1 800 000 lekë
    Tatimi që duhet të paguajë shitësi AA është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15 % (3 384 000 – 1 800 000 ) x 15 % = 237 600 lekë

    Ne lidhje me metodiken e perllogaritjes se tatimit te dy pasurive qe shkembehen, do luteshim t’i referoheshit pikes 14 te udhezimit te mesiperm, ku ilustrohet edhe me nje shembull konkret (shembulli nr. 16). Udhezimin eshte botuar ne Fletoren Zyrtare nr.125, viti 2018 dhe mund ta aksesoni ne faqen https://qbz.gov.al/

    Perllogaritjet jane shume teknike dhe nese do te keni ndonje paqartesi ose pyetje tjeter, jeni te lutur te na kontaktoni serish.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet