Konsulence per rregjistrim apartamenti

Pershendetje,

Jam nje qytetar qe kam porositur nje apartament ne tr prane nje subjekti ndertues. Kam bere prane noterit kontrate sipermarje per prenotim apartamenti. Kam likuiduar te gjitha detyrimet financiare. Tani jemi ne fazen qe duhet te bejme kontraten e shitjes prane noterit me subjektin ndertues. Problemi qendron se une kam bere kontrate porosie per apartamentin ne kat te dyte dhe kam rene dakort me investitorin qe fizikisht te marr ap ne kat te trete. Ky ap ka qene i pronareve te tokes ne momentin qe une kam bere kontrate porosie dhe pronari i tokes ka hequr dore nga ky ap dhe i ka kaluar investitorit.


Qytetari: K. I. Data: 5 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Konsulence per rregjistrim apartamenti”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne perputhje me parimin e lirise kontraktore palet jane te lira, brenda limiteve ligjore, te percaktoje me mirekuptim midis njera tjetres kushtet e e kontrates, qe ne kete rast behet fjale per kontraten e shitblerjes. (Neni 660 i Kodit Civil) Qe do te thote se nese palet kane dakordesine per ndryshimin e objektit te Kontrates se Sipermarrjes, ato jane te lira ta bejne kete duke zbatuar parashikimet e Kodit Civil. Qe do te thote se ju mund te beni nje amendim te Kontrates ekzistuese te Sipermarrjes perpara nje noteri publik dhe me pas mund lidhi Kontraten e Shitblejes ne perputhje me objektin, njesine e ndertimit, rene dakord midis jush. Pasuria e llojit “apartament” – objekt i kontrates se shitblerjes duhet te jete e regjistruar ne pronesi te subjektit ndertues (investitorit).

    Nga sa me siper, duhet te mbani parasysh se gjithmone kontratat e lidhura duhet te jete te ligjshme, pra ato nuk duhet te vije ne kundershtim me nje dispozite urdheruese te ligjit – pasi kjo e ben aktin e pavlefshem, qe do te thote ky akt nuk prodhon pasoja juridike. (Nenet 92, 667 Kodi Civil)
    Per nje pergjigje me te plote do ishte e nevojshem te kishim mundesine e shqyrtimit te Kontrates se Sipermarrjes, por parimisht i qendrojme argumentit sa me siper.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet