Konflikti i interesit

A mundet qe femija madhor i nje gjyqtari (gjykate shkalle e pare ose apeli), i cili zoteron nje komapani, te fitoje tender ne nje organ publik dhe te lidhe kontrate?

Qytetari: V.P.
Data: 15 Shkurt 2023, Kategoria: Konflikt Interesi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Fakti qe babai i tij eshte gjyqtar, nuk ndal qe djali i tij te jete pronar i nje kompanie dhe si i tille te hy ne marredhenie financiare me organe te administrates publike dhe private. Ligji nr.96/2016 “Per statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”, ne nenin 7 te tij, ndalon vete gjyqtarin te jete pronar apo aksioner ne shoqeri tregtare, ose te gjykoje ceshtje ne te cilat kompania e djalit te tij eshte ne cilesine e pales ne ate proces.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje