Kompetenca tokesore dhe lendore per te ngritur padi zgjidhje martese

Pershendetje,

Interesohem te di se cila eshte gjykata qe ka kompetence tokesore per te zgjidhur martesen, cili eshte ligji ku percaktohet kompetenca? Pra, ligji ku duhet te bazohemi?

Faleminderit,


Qytetari: E. B. Data: 18 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Kompetenca tokesore dhe lendore per te ngritur padi zgjidhje martese”

  1. Pershendetje,

    Kompetenca tokesore e gjykates per zgjidhjen e marteses percaktohet nga Neni 51 i Kodit te Procedures Civile. Kodin me ndryshimet me te fundit mund ta aksesoni te faqia http://www.qbz.gov.al (seksioni i Kodeve). Si kompetence lendore i takon Gjykatave te juridiksionit te zakonshem.

    Neni 51 i K.Pr.Civile percakton se: “Paditë për vërtetimin e qenies ose mosqenies së martesës, për anulimin e martesës dhe për zgjidhjen e saj, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku bashkëshortët kanë pasur banimin e tyre të përbashkët të fundit ose në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri. Kur i padituri nuk ka banim ose vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, padia ngrihet në gjykatën e vendit ku ka banimin, vendqëndrimin ose banimin e përkohshëm paditësi dhe kur as paditësi nuk i ka ato, padia ngrihet në gjykatën e kryeqytetit”.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet