Kompesim ushqimi

Eshte bere nje zgjidhje martese rreth 20 vjet me pare dhe prindi ndaj te cilit gjykata ka caktuar detyrimin per pagese ushqimi per femijen nuk e ka paguar ate ne kohe. Tani qe femija eshte 22 vjec, a mund t’i kerkoje keto lek te prapambetura, sipas vendimit te gjykates? Faleminderit


Qytetari: S. K. Data: 25 November , 2019, Kategoria: Familjare.

One response to “Kompesim ushqimi”

  1. Praktika gjyqësore është e konsoliduar për këto çështje.
    Në nenin 211 të Kodit të Familjes parashikohet, se kur një vendim, që përmban një detyrim për ushqim, vihet në ekzekutim pas 6muajve nga data që ka marrë formë të prerë, detyrimet e prapambetura për ushqim janë të kërkueshme vetëm për 6 muajt e fundit.
    Pra, në rast se e keni vënë në lëvizje vendimin e gjykatës nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor dhe i nuk ka mundur ti marrë pasuri ish-bashkëshortit, atëherë keni të drejtë të plotë të ekzekutoni të gjithë detyrimet e prapambetura që nga momenti i ngritjes së padisë.
    Në rast se nuk e keni vënë në lëvizje vendimin e gjykatës nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor, atëherë keni të drejtë të kërkoni vetëm 6 muajt e fundit, nga momenti që keni bërë kërkesën në zyrën përmbarimore.
    Duke qenë se fëmija është 22 vjeç jam i mendimit që e drejt juaj ka rënë në dekadencë. Përveç rastit kur fëmija juaj ka vazhduar studimet e larta dhe nuk ka më shumë se gjashtë muaj që i ka përfunduar. në këtë rast mund të përfitoni deri në gjashtë muajt e fundit, duke u nisur nga koha e përfundimit të studimeve.
    Shënim:
    Megjithatë ka edhe një dispozitë në Kodin e Familjes e cila ka një hapësirë në lidhje me çështjen tuaj. Në nenin 208 të Kodit të Familjes parashikohet, se cilido që ka bërë shpenzime për ushqimin e një personi, pa qenë i detyruar, ka të drejtë të kërkojë me padi kthimin e asaj që ka paguar nga ai që ka qenë i detyruar për ushqim, në qoftë se shpenzimet e bëra kanë qenë të nevojshme.
    Kjo dispozitë nuk ka praktikë gjyqësore në dijeninë time, megjithatë mund të bësh kërkim në gjykatë për të provuar në lidhje me pretendimin tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet