Kompania kosovare a lejohet të parisë në Shqipëri kompani shqiptare për kthim shumë të paguar për një pajisje plus dëmi?

Pershendetje!
Ju kam shkruar dhe pak dite me pare, por doja te specifikoja qe kompania ime ndodhet ne Kosove, dhe ne jemi kosovare. Pajisjen qe nuk perputhej me pershkrimin, (gjysma e fuqise energjitike te shenuar te fatura dhe zhdoganimi) e morem nga nje kompani shqiptare. Pyetjet qe kam jane: a lejohem une te ngre padine ne Gjykatat shqiptare? Si biznes normalisht person juridik qe te padise biznesin qe me shiti kete pajisjen. A mund te marr parate mia mbrapsht? Plus farifen e zhdoganimit. Tarifen qe pagova per transportin pa si pajisja kish madhesi dhe peshe shume te madhe. A mund te me pranohet padia dhe ta fitoj gjyqin? Pasi eksperti qe e instaloi e konfirmoii direkt mashtrimin dhe pajisja kur erdhi në doganee kish te fshire me stilolaps siper fuqine. A mos thote gjykata qe pse nuk e ktheve direkt? Pasi kaloi mbi nje muaj qe I shkruaj kompanise. Po dogana si ka mundësi e kaloi mallin dhe pse nuk përputhej me përshkrimin?
A do ndikojë kjo te vendimi i gjyqtarit? Po sendi që është në Kosovë si do verifikohet nga Gjykata shqiptare që nuk është i duhuri. Faleminderit!

Qytetari: D.K.
Data: 23 Nëntor 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Pavaresisht se ju jeni nje shtetas i huaj, ne rastin tuaj nje shtetas kosovar, ju keni te gjitha te drejtat qe te ngrini padi kundrejt nje subjekti shqiptar, per te kerkuar rivendosjen ne vend te te drejtave te cenuara. Padia mund te ngrihet ne qytetin ku ka seline shoqeria shqiptare,nese nuk ka nje kontrate qe percakton nje shtet, apo qytet tjeter. Po ashtu, fakti qe dokumentet tuaja jane ne shqip e lehteson procesin, krahasuar me nje shtetas te nje vendi tjeter, por ne cdo rast cdo dokument qe vjen nga shteti i Kosoves duhet te jete me vule Apostille, per t`u njohur nga gjykata shqiptare.
    Pervec sa me siper, ju keni te gjitha te drejtat proceduriale qe ka cdo shtetas shqiptar perpara gjykatave shqiptare dhe keni te drejte te kerkoni cdo element te demit qe ju e vleresoni dhe qe mund ta provoni me provat perkatese.

Lini një Përgjigje