Komisioni Mjekesor i Percaktimit te Verberise

Pershendetje,

Kam babane me semundjen e Demences Mendore. Gjithashtu ai ka disa diagnoza me lidhje me verberine, traumen optike, isuficensen kardiake, hipertensionin. Keto diagnoza e bejne ate te paafte fizikisht dhe menderisht per t’u rikomisionuar personalisht ne zyrat e KMPV-se. Gjithashtu, ai eshte komisionuar para 3 vjetesh dhe gjendja e tij eshte e njejte sepse jane semundje te pasherueshme.
Pyetje:
1: Si behet aplikimi elektronik per date rikomisionimi (pas 3 vjetesh)?
2: Sa kohe perpara perfundimit te afatit 3 vjecar, duhet te aplikoj qe te jem ne rregull?
3: Duke qene se ai eshte plotesisht i paafte …a mund te kerkoj rikomisionimin ne banese? Pra grupi i eksperteve a mund ta vizitojne ne shtepi?
4: Qysh te kontaktoj qe te perfitoj sherbimin mjekesor ne banese?

Ju falenderoj,


Qytetari: K. M. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Komisioni Mjekesor i Percaktimit te Verberise”

  1. Përshëndetje,

    Rregullorja “Për organizimin, të drejtat, detyrat dhe funksionimin e Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMACP), per vleresimin e personave me aftesi te kufizuara dhe Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Verberise“ miratuar ne baze te urdhrit 47/1, date 11.01.2018 (botuar ne fletoren zyrtare Nr.19, viti 2018), përcakton se:
    Rikontrolli i invalideve ne KMCAP behet ne vartesi te gjendjes shendetesore dhe gjithmone dy muaj para mbarimit te afatit qe eshte marre ne vendimin e fundit. Ne KMCAP i semuri ose invalidi paraqiten vetem ne daten e rikontrollit, qe caktohet nga KMCAP gjate komisionimit te fundit. Kur per arsye te gjendjes shendetesore te rende, nuk mund te paraqitet ne KMCAP ne daten e caktuar atehere komisionimi i tij behet ne banese ose ne spitalin ku ndodhet i shtruar. Ne keto raste te afermit duhet te njoftojne KMCAP 15 dite para dates se paraqitjes ne komision, me ane te dokumentit te leshuar nga mjeku kurues (Epikrize-percjellese), e cila evidenton gjendjen e renduar, duke argumentuar edhe arsyen e pamundesise se paraqitjes ne KMCAP.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet