Koeficenti shfrytezimit dhe koefic. ndertimit sa eshte?

Pershendetje,

Kam 200 m2 siperfaqe prone. Sa duhet te perfitoj nga ndertimi i nje pallati? Prona ndodhet ne Tirane ne rr. “Qemal Stafa”. Sa eshte koeficienti shfrytezimit dhe koefic. i ndertimit? Faleminderit,


Qytetari: S. Z. Data: 6 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Koeficenti shfrytezimit dhe koefic. ndertimit sa eshte?”

  1. Pershendetje
    Mbeshtetur ne Rregulloren e Planit te pergjithshem vendor te Bashkise Tirane , percakton se Koeficenti i shfrytezimit te tokes per ndertim eshte raporti ndermjet siperfaqes se gjurmes se struktures se vendosur ne parcele/grup paracelas me siperfaqen e pergjithshme te paraceles/grup paracelave ne dispozicion per ndertim. Kjo rregullore ne Nenin 48 te saj percakton vlerat maksimale te ketij koeficienti. Ndersa siperfaqja ndertimore qe ju perfitoni percaktohet ne marreveshje mes paleve (investitor-pronar trualli).
    Per informacion me te detajuar mund te klikoni ne linkun: https://tirana.al/uploads/2019/1/20190108112242_rregullore.pdf
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet