Keshillim mbi gjykimin administrativ

Pershendetje,

Pyetja ime ka te bej me nje ceshtje administrative me Drejtorine e Doganave. Jam pushuar nga puna dhe jam ne gjykim ne Gjykaten Administrative te Apelit. Me objekt padie rikthim ne pune dhe shperblim demi. Ligji ne kohen kur jam pushuar eshte shfuqizuar, pasi ligjvenesi ka miratuar nje ligj te ri. A ndikon ligji i ri ne vendimin e gjykates pasi eshte i ndryshem nga i pari? Une si pale cilin ligj kam favorizues te parin qe eshte shfuqizuar apo te dytin qe ka hyre ne fuqi? Nese gjykata do me jap rikthim ne pune me ligjin e vjeter, a duhet ta pranoj organi publik apo mund ta refuzoj me arsyetimin se ka ndryshuar ligji?
Ju faleminderit


Qytetari: P. P. Data: 25 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Keshillim mbi gjykimin administrativ”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne lidhje me pyetjen tuaj nuk eshte e qarte ne radhe te pare ligjit te cilit i referoheni. Gjithsesi nga sa parashtroni, ekzistojne 2 mundesi: 1.Te trajtoheni ne perputhje me ligjin nr. 152, date 30.05.2013 “Per nenpunesin civil” i ndryshuar , 2. Nuk keni statusin e nepunesit civil, por jeni ne cilesine e punemarresit ne administraten shteterore.
    1. Nese jeni ne situaten e pare, ne neni nenin 66/1 te ligjit “Per nenpunesin civil”, parashikohet dhe kthimi i nenepunesit civil me vendim gjykate per rikthimin ne vendin e punes.
    2. Nese nuk keni statusin e nenpunesit civil. por jeni ne cilesine e punemarresit ne administraten publike, ju trajtoheni ne perputhje me nenet 146 pika 3 dhe nenit 155 pika 3 te Kodit te punes, ku ne perputhje me kete te fundit parashikohet se “… Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendine mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim”. Pra, ne te dyja rastet sa me siper parashikohet rikthimi ne pune.

    Ne parim, ju do te trajtoheni ne perputhje me ligjet qe kane qene ne fuqi ne momentin qe eshte kryer zgjidhja e marredhenieve te punes (momenti kur ju ka lindur e drejta). Si rregull, ligjet nuk kane fuqi prapavepruese. Organi i administrates shteterore do te jete i detyruar ne cdo rast te zbatoje nje vendim gjykate te formes se prere. Faleminderit,

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet